Ballina Aktualitet Plagosje tek “Komuna e Parisit”, ja detajet e para

Plagosje tek “Komuna e Parisit”, ja detajet e para

Një person ka mbetur i plagosur para pak minutash tek Komuna e Parisit, pas një konflikti të çastit.

Mësohet se pas një konflikti të çastit një qytetar është sulmuar nga dy persona të tjetër, të cilët e kanë lënë të plagosur.

Në mungesë të ambulancës, i plagosuri është dërguar në spital me mjete private i shoqëruar nga policia, ndërsa dy personat e tjerë janë shoqëruar në polici.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se grindja ka ndodhur për motive të dobëta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook