Ballina Aktualitet Plumba në kokë dhe gojë, dalin pamje të rënda nga vrasja në...

Plumba në kokë dhe gojë, dalin pamje të rënda nga vrasja në Shkodër (VIDEO)

Pamje të rënda janë publikuar nga vrasja e sotme që tronditi qytetin e Shkodrës. Në atentatin e ndodhur në lagjen “Rus”, u qëllua me breshëri plumbash Fatos Verracaku, i cili vdiq në vend.

I plagosur nga të shtënat mbeti edhe Fatmir Mehaj, që aktualisht ndodhet në spital.

Në pamjet e rënda të publikuara në media, shihet Verracaku i shtrirë në tokë, dhe rreth tij një pellg gjaku.

Në videon disa-sekondëshe duken njerëzit rrotull tij. Verracaku u qëllua me plumba në gojë e kokë, teksa pinte kafe me të plagosurin Mehaj.

I riu ishte kushëriri i tretë i Arjan Ferracakut, i njohur ndryshe si “biznesmeni mbi kalë”, i cili u ekzekutua disa muaj më parë në një atentat mafioz.

Duke ndërtuar dinamikën e ngjarjes, në sajë të këtyre informacioneve thuhet se autori është ulur nga motori shumë shpejt dhe është afruar deri në rreth 10 metër. Mes të tjerash ‘BalkanWeb’ mëson se ai ka qëlluar në ecje e sipër.

Pasi ka qëlluar objektivin, që thuhet se ishte Fatos Verracaku, i është afruar dhe e ka qëlluar edhe dy herë në kokë viktimën për t’u siguruar se ka vdekur. Autori ka qëlluar vetëm me njërën dorë, ndërsa raportohet se ka patur një saktësi të madhe duke qenë preçiz, pra një vrasje profesioniste. Më pas është larguar duke hipur ne motor, që drejtohej nga një tjetër person. Sapo ka hipur në motor, autori ka qenë duke futur pistoletën brenda, por më pas ka qëlluar edhe njëherë në ajër për të dhënë ndoshta edhe një mesazh.

Gjatë kohës kur qëlloi, thuhet se autori e ka pasur xhamin e skafandrës të hapur, por nën të sipas burimeve mbante një kapuç, pra ka qene i maskuar. Ndër të tjera thuhet se motori që u gjet duke u djegur në Zooteknike ka qenë ngjyre gri, tip TMAX 550 kubik, mjet që ka një shpejtësi të madhe.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Publikohen pamjet, si u kapën nga RENEA e FNSH të rinjtë që tentuan të hiqnin qafe "të fortin" e Shkodrës

Ndonëse në vendin ku ndodhi krimi i rëndë ka pasur shumë njerëz, autori nuk ka gabuar në asnjë prej plumbave. Në vendin e ngjarjes mësohet se ka qenë rastësisht edhe një efektiv i policisë, civil, ndërsa ai ka tentuar që ta ndjekë autorin duke vrapuar, por motori është larguar me shpejtësi. Ndërkohë, personi që drejtonte motorin ka patur skafandër në kokë, ndërsa ka qenë i veshur me rroba ngjyrë gri. Policia po punon për zbardhjen e plotë te kësaj ngjarje ndërsa ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve të mundshëm.

Plumba në kokë dhe gojë, pamje të rënda nga atentati i sotëm në Shkodër

Plumba në kokë dhe gojë, pamje të rënda nga atentati i sotëm në Shkodër

Gepostet von JOQ.AL am Mittwoch, 14. November 2018