Ballina Kryesore “Po ikin prej Lulit, si prej zgjebes…”, Patozi komenton largimin e Halimit...

“Po ikin prej Lulit, si prej zgjebes…”, Patozi komenton largimin e Halimit duke shigjetuar Bashën

Largimi i deputetit demokrat, Astrit Patozi nga PD-ja duke dorëzuar mandatin e deputetit, ka shkaktuar reagime të shumta.

Nuk ka munguar edhe reagimi i ish-deputetit të PD-së, Astrit Patozi, i cili u la jashtë listave të zgjedhjeve të 25 Qershorit nga kryedemokrati Basha.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Patozi është shprehur se Lulzim Basha hesht kur duhet të flasë dhe flet atëherë kur duhet të heshtë. Më tej ai shprehet se Luli nuk të lë as të ikësh rehat.

Patozi shkon dhe më tej duke sulmuar Bashën teksa shprehet se po ikën të gjithë demokratët prej tij, ashtu si prej zgjebes.

Reagimi i plotë
E DOJA, POR S’MË DESHI…

E doja, por s’më deshi”, thotë pak a shumë Lulzim Basha për ikjen e papritur nga parlamenti të Eduard Halimit. Njësoj si dashnore e lënë rishtas, thotë një miku ynë në raste të tilla.
Se Lulzimi ka një problem të madh. Hesht atëherë kur duhet të flasë dhe bërtet atëherë kur duhet të mbyllë gojën.
Sot nuk ishte dita për të folur, por për t’u fshehur gjëkundi, megjithë politesën politikisht korrekte të Eduard Halimit, që përcillej me maturi në dorëheqjen e tij. 
Por Luli nuk të lë as të ikësh rehat, ndaj edhe foli, njësoj si ata që për të vënë vetulla, nxjerrin sytë e tyre. A thua se nuk mjaftonte shpjegimi i të zotit të punës, i cili, jashtë çdo diskutimi, ishte ndër deputetët më të zotë të Partisë Demokratike në këtë legjislaturë.
Sepse nga dëshira që të mos lexohej, se prej tij po largohen, si prej zgjebes, e bëri edhe më të kuptueshme atë që po ndodh realisht në Partinë Demokratike.
I kërkoj ndjesë Eduard Halimit për këto rreshta, sepse nuk do të kisha guxuar kurrë të komentoja vendimin e tij, nëse nuk do të kishte hyrë në valle, për të zezën e vet, Luli. 
Dhe këtë të fundit e kisha të pamundur të mos e respektoja për atë që tha.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Miratimi i gjuhës shqipe në Maqedoni, Berisha: Një arritje e rëndësishme për kombin shqiptar