Ballina Kryesore “Po zhgrryhesh si një derr, por në llucën e parave”, Erjon Braçe...

“Po zhgrryhesh si një derr, por në llucën e parave”, Erjon Braçe shpërthen ndaj Bashës

Pas deklaratave të kryedemokratit Basha, i cili tha se “200 milionë është fatura që shqiptarët paguajnë vit për vit për 5 koncensionarë, për 5 derra të krimit dhe korrupsionit që ndajnë paratë me Edi Ramën”, ka ardhur reagimi i deputetit socialist, Erjon Braçe.

Përmes një postimi në “Facebook” u shpreh se “Basha gënjen, ndërsa zhgrryhet si derr në llucën e parave”.

Reagimi i plotë i Braçes
HAPE ATE DERR LULZIM, 
QINDARKAT E TUA ATY JANE BERE 10 MILION EURO! 
(dhe dy genjshtra qe i japin kuptim shprehjes “zhgryhet ne genjshtra si derr”)

Lulzim Basha po zhgryhet si derr por ne para.

Lulzim Basha po zhgryhet si derr por 
ne llucen e propagandes, populizmit.

Nuk di nese kete takimin ne Vore e ka bere sot, 
e shoh cdo dite me te njejten kanatjere dhe,  
me te njejten kemishe mbi te.

Por genjshtra eshte e re.

Lexojeni pak keto fjali: 
200 milionë është borxhi total i shqiptarëve ndaj KESH-it. 
200 milionë është fatura që shqiptaret paguajnë vit për vit për 5 koncensionare, për 5 derra të krimit dhe korrupsionit që ndajnë paratë me Edi Ramën.

I degjova sot nga Lulzim Basha.

Shikoni,  
qe Lulzim Basha te genjen edhe per oren, 
kete e ka thene disa here kolegia Kryemadhi,  
pra nuk eshte ndonje gje e re.

E re eshte qe, 
ne nevojen per te bere me vete njerez ne nje proteste politike e me qellim pushtetin, Lulzim Basha po flet nga lluca e propagandes, populizmit.

Ne dy fjali jane dy genjshtra, pikerisht nga kjo lluce.

E para, 
shqiptaret nuk i paguajne asgje KESH. 
(meqe jemi ketu, KESH eshte Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare, domethene ajo qe prodhon energji, o Lul) 
Kete e di cdo shqiptar qe paguan vete faturen e energjise. 
Por kur nuk ke shkelur kurre ne nje pike ku paguhet energjia, 
natyrisht nuk ke nga ta dish.

Energjine shqiptareve ua shet OSHEE,  
koorporata publike qe po rimekembet pas shkaterrimit total nga privatizimi i qeverise ku Lulzim Basha ishte vendimmarres, 
por edhe nga politika e partise ku Lulzim Basha ishte vendimmarres: mos paguaj per energjine por na jep voten.

LEXO EDHE:  Programi i qeverisë së re, reagon Vasili: Rama gënjeu sërish të gjithë shqiptarët, ja çfarë premtoi e çfarë bëri

E dyta, 
fatura qe buxheti i shtetit paguan per koncesionet kete vit eshte  
9. 4 miliard leke ose-me kursin e dites 71 milion euro.

200 milion me 71 milion eshte ndryshim i madh, 
gati tre here.

Kjo shume nuk paguhet per 5 koncesione- 5 derra te krimit e korrupsionit.

Kjo shume paguhet edhe per kater koncesione te tjera, 
te trasheguara nga qeveria ku Lulzim Basha ka qene vendimmarres dhe, per to, nuk paguan vetem buxheti i shtetit por edhe qytetaret njeri pas tjeterit, sa here marrin sherbime.

Ky eshte dallimi: 
Nese per kater koncesionet ne shendetesi, te gjitha sherbime shendetesore te marra falas, qytetari nuk paguan asgje, per kater te tjera te derrave te krimit e korrupsionit ne krah te Lulzim Bashes, paguan hem buxheti e hem qytetaret.

Sic e sheh, genjshter shume e madhe Lul! Shume e madhe.

Shiko Lulzim! 
Une mendoj qe ti ben mire qe flet per derrat e krimit e korrupsionit, na jep mundesi te gjitheve te flasim.

Ne Vore per shembull, te flasesh per keta derra eshte detyrim. 
E di pse? 
Sepse aty jane vrare 26 burra e gra, madje shtatezene, nga derrat e krimit e korrupsionit qe sot jane ne PD apo ishin edhe me ty.

Nuk eshte denuar asnje prej tyre!

Nejse, ti e ke nje derr Lulzim, domethene kase-depozite parash nga ato qe te vegjel prinderit na mbanin ne shtepi per te kursyer qindarkat.

Te ka ardhur dita, 
hape ate derr Lulzim, kursimet e tua tani jane bere 10 milion euro!!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook