Ballina Aktualitet Policia e shtetit krijon njësinë speciale të qarkullimit rrugorë, kujdes patentat…

Policia e shtetit krijon njësinë speciale të qarkullimit rrugorë, kujdes patentat…

Policia e Shtetit ka ngritur një njësi të posaçme të policisë rrugore që do të ndodhet çdo ditë në akset kryesore dhe si qëllim do të ketë ndëshkimin e shkeljeve të rregullave të Qarkullimit Rrugor atje ku strukturat lokale kanë vështirësi për arsye njohje e familjariteti.

Po ashtu në fokus do të jetë goditja e shkeljeve të rënda si drejtimi i mjetit nën efekt alkooli, tejkalimet e shpejtësisë dhe parakalime e gabuara ne akset kryesore. Kjo njësi që udhëhiqet nga drejtori i policisë rrugore, do të ofrojë, trajnimi i pjesës tjetër të Policisë Rrugore.

Çdo dalje në terren shoqërohet nga një specialist i Drejtorisë së Policisë Rrugore. Gjatë ditës së enjte, Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore ushtroi kontroll në rrugën e Kombit, nga Tuneli Kalimash deri në Morinë. U konstatuan shumë shkelje, të cilat janë faktori kryesor për ndodhjen e aksidenteve rrugore.

Pajisja me radarë të fjalës së fundit bëri të mundur konstatime të tejkalimit të shpejtësisë në kufijtë 130 deri 170 kilometra në orë, disa herë më të larta se sa normat e lejuara.

Për këtë, u pezulluan plot 98 patenta, nga të cilat 63 u përkasin shtetasve të huaj. Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore gjatë kësaj jave ka operuar në disa rrethe të vendit, ku në total janë pezulluar 254 leje drejtimi për tejkalim te normave të lejuara të shpejtësisë. Kontrollet do të jenë të vazhdueshme, dhe njësia do të spotohet në vende të ndryshme./TCh

 

Gjykata e Apelit Durrës lë në fuqi vendimin e mëparshëm, Dashamir Xhika mbetet në burg

“Hapja e portave drejt ferrit”, artikulli i ‘The Economist’ për ndryshimin e kufijve në Ballkan

FOTO/ Fejohet këngëtari i njohur shqiptar, publikon pamjet e shkëmbimit të unazave

DOSSIER/ “Të lidhur me tela me gjemba”, si u pushkatuan barbarisht nga komunistët 22 intelektualët shqiptarë

VIDEO/ Aksidenti fatal në Shkodër, 1 minutë heshtje në takimin Vllaznia-Teuta

Bulqizë/ Mbulohet nga dëbora, furgoni me 9 pasagjerë bllokohet 2 orë në rrugë

Vlorë/ Rikthehen atentatet me eksploziv, një tjetër shpërthim biznesi në mesnatë

Rrëfimi tronditës i 18-vjeçares shqiptare: Prindërit më mbajnë të burgosur në shtëpi, duan të më…

VIDEO/ Plagosja e dyfishtë në Tiranë, publikohen pamjet e sherrit mes dy grupeve

“Deklaratat për presidentin e përbashkët Shqipëri-Kosovë”, reagon Vasili: Vendi digjet, Rama…

Artikulli paraprakKëngëtari shqiptar dëshmitar i sulmit në Barcelonë: “Një tmerr, një ankth…”
Artikulli tjetërSeks pa dëshirë me të fejuarën/ Policia i vë prangat 30-vjeçarit disa ditë pas denoncimit