Ballina Aktualitet Policia i kontrollon makinën,kapen me armë dy të rinjtë në Durrës

Policia i kontrollon makinën,kapen me armë dy të rinjtë në Durrës

Kontrollohen dhe arrestohen dy të rinjtë, përkatësisht Kevin Mburimi 18 vjeç dhe Rei Hodo 22 vjeç, të cilët mbanin në makinën e tyre tip “Benz”, armë dhe municione. 

Me datë 12 Nëntor 2018 janë kapur në flagrancë, shtetasit e mësipërm në lagjen nr.16 në qytetin e Durrësit.

Policia sekuestroi 2 armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm, një pistoletë tip”Blou Mini”, 2 krëhëra, 25 fishekë dhe një përdorues grushti. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Trafikim i armëve dhe municioneve në bashkëpunim”.