Ballina Aktualitet Policia mësyn tregjet, bllokohen fishekzjarre e kapsolla, procedohen dy shitës

Policia mësyn tregjet, bllokohen fishekzjarre e kapsolla, procedohen dy shitës

Policia e Tiranës në zbatim të planit të masave për kontrollin e dyqaneve dhe tregjeve që tregëtojnë apo shesin lëndë plasëse e piroteknike, ka ushtruar kontrolle në dyqanet dhe tregjet e qarkut Tiranë.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar në shkelje dy dyqane dhe materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkeljen e konstatuar në ngarkim të pronarëve të shtetasit Xh.Rr., 58 vjeç, banues në Tiranë dhe shtetasit D. K., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Në dyqanet e tyre mbanin dhe tregëtonin produkte piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike. Produkte të cilat janë sekuestruar nga policia.

Kontrollet do vijojnë edhe në ditët në vijim në gjithë dyqanet dhe tregjet e qarkut Tiranë.