Ballina Kryesore Policia Rrugore arreston 6 persona dhe pezullon 32 patenta pas aksionit të...

Policia Rrugore arreston 6 persona dhe pezullon 32 patenta pas aksionit të kryer në rrugët e Tiranës

Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë një aksion gjatë 12 orëve të fundit, ndërsa ka pezulluar 32 leje drejtimi dhe ka vendosur në pranga 6 shoferë për shkelje të ndryshme.

Policia bën me dije se janë vendosur 136 gjoba për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Tiranës kontrolle të shtuara në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore, përgjatë fundjavës.

Gjatë 12 orëve të fundit  janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 6 persona të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në nivele që variojnë, nga 0.53 mg/l – 1.08 mg/l.

Gjithashtu nga kontrollet :

– Janë pezulluar 32 leje drejtimi nga të cilat 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 të tjera për shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 157 km/h deri në 215 km/h.

Si dhe janë vendosur 136 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore , mbetet e angazhuar me të gjitha burimet e saj njerëzore dhe logjistrike  për të garantuar siguri, për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Fundjava është akoma me e bukur dhe e sigurtë nëse ju nuk drejtoni mjetin pas përdorimt të alkolit dhe  nëse ju nuk  qarkulloni me shpejtësi./BW