Ballina Kryesore “Policja nuk duhet të ishte në rresht të parë”, Basha-Ramës: Plehrë, doje...

“Policja nuk duhet të ishte në rresht të parë”, Basha-Ramës: Plehrë, doje dëshmore me zor

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklratë për mediat nuk është përmbajtur në akuza kundër kryeministrit Edi Rama.

Temë të daljes së tij, Basha kishte protestën e banorëve të Astirit, teksa nuk la pa përmendur edhe policen e plagosur, për të cilën u shpreh se nuk duhet të ishte në radhë të parë të protestës.

Rama është shfaqur para shqiptarëve, duke sulmuar këdo. Kërkon t’u rrëmbejë pronën banorëve dhe të përfitojë nga megaafera 40 mln euro. Është i obsesuar të mbrojë marrëveshjen që ka lidhur për të vjedhur 40 mln euro, ndaj po burgos qytetarë të pafajshëm nëna e fëmijë. Flet nga mëngjesi në darkë për karrigen e tij, për tepsinë e tij është gati të flakë në rrugë qindra familje pa strehë. Po përdor policinë si burracak duke vendosur vajza të pambrojtuara në rresht të parë. I përdor me propagandë dhe do t’i bëjë dëshmore me zor. Do të pëlqente ta bëjë dëshmore me zor o plehrë, me siguri mezi po pret o i sëmurë. Ajo nuk do ishte në radhë të parë të protestës nëse do kishe një polici të trajnuar”, tha Basha.

Gjithashtu Basha e akuzoi kryeministrin se po shet Shqipërinë duke i bërë thirrje të tërhiqet nga afera korruptive e Unazës.

“Kështu e mbajte mandatin e parë i bërë kriminelët biznesmenë dhe kështu do ti bësh gratë e vajzat dëshmore për karrigen tënde o i çmendur, o i sëmurë. Për para po shet Shqipërinë. Tërhiqu nga afera korruptivë e Unazës. Asnjë centimetër nuk do përparosh. Do jemi aty për të penguar ty dhe së shpejti do marrësh atë që meriton. Ndal dhunimit të nënave, ndal dhunimit barbar. I bëj thirrje autoriteteve të verifikojnë torturat njerëzore. Nuk ka për të përfunduar me kaq Edi Rama. Nuk ke për t’i marrë ato 40 mln euro. Kjo është vija e kuqe për ty dhe çdo shqiptar. Zmbrapsu dhe mendohu i mirë. I bëj thirrje çdo polici dhe policeje të mos përballet me motrat e vëllezërit e tyre por të bëhen pjesë e qëndresës”, deklaroi kreu i opozitës.

LEXO EDHE:  Rama publikon transformimin e shkollës së baletit në Tiranë, komentuesi: Po në shkollat e fshatit kur do vihet dorë...

Basha tha më tej se protesta do të nisë sërish sot pasdite dhe se PD do të jetë aty.

“Sot në orën 17:00 do ketë protestë. PD do jetë aty. I bëj thirrje qytetarëve të bashkohen për të qëndruar bashkë kundër këtij hajduti”, u shpreh Basha.