Ballina Kronike Pranga 53-vjeçarit tropojan, i gjendet armë pa leje brenda banesë (Emri)

Pranga 53-vjeçarit tropojan, i gjendet armë pa leje brenda banesë (Emri)

Policia ka vënë në pranga një 53-vjeçar të cilit i ka gjetur një armë pa lejë në banesë.

Burime zyrtare nga policia shprehen se shtetasi Martin Vukajn, 53 vjeç banues në fshatin Shengjergj në Njësinë administrative Lekbibaj.

NJOFTIMI I POLICISË
I gjendet armë zjarri në banesë, arrestohet në flagrancë nga Policia. Sekuestrohet një armë zjarri, tip “Zastava” së bashku me tre fishekë.
Në vijim të punës për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që qarkullojnë, apo mbajnë armë zjarri pa leje, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Martin Vukaj, 53 vjeç, banues në fshatin Shengjergj, Njësia administrative Lekbibaj, Tropojë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, pistoletë tip “Zastava” me 3 fishekë.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Botërori 2018/ Policia blindon Elbasanin për ndeshjen e ardhshme të Kombëtares, ja masat që do merren