Ballina Kryesore Pranvera harron të vijë, ja parashikimi i frikshëm i motit për muajin...

Pranvera harron të vijë, ja parashikimi i frikshëm i motit për muajin Mars

Muaji Mars simbolizon ardhjen e pranverës, por moti në vendin tonë nuk po duket aspak i favorshëm.

Sipas meteorologëve italianë parashikimet e motit, janë për një valë tjetër të ftohti.

Sipas parashikimit të meteorologëve italianë, Mesdheu mund të përfshihet nga një valë tjetër dëbore dhe temperaturash nën zero gradë celcius duke filluar që nga data 20 mars.

Meteorologët thonë se rrymat e ajrit me trysni të lartë të orientuara në drejtimin e meridianëve favorizojnë rikthimin e mundshëm të një vale acari nga Rusia brenda këtij muaji.

Ekspertët thonë se është ende shumë shpejt dhe për të dhënë një parashikim më të përafërt do të duhet që të kalojnë edhe disa ditë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook