Ballina Kryesore Rikthehet në skenë “Beni ecën vetë”. Çfarë sjell ai sonte për publikun

Rikthehet në skenë “Beni ecën vetë”. Çfarë sjell ai sonte për publikun

Herjon Mustafaraj rikthehet sërisht në skenën Shqiptare në petkun e aktorit pas shumë vitesh jetese në Amerikë me veprën “Prapaskena e fatit”. 

Sonte ai rikthehet me një vepër të ideuar dhe tekst të shkruar vetë ku vë në pah dy realitete krejt të ndryshme Amerikë-Shqipëri. 

Një komedi muzikore që vjen e luajtur vetëm me një aktor në skenë me regji të Endri Çelës dhe skenografi të Bledar Gercalliut. 

Historia e një tekniku pianosh, në moshë të thyer , në prapaskenat e një teatri në Broadway, i cili akordon pianon e një artisti me famë botërore. Pikerisht këtu zgjohen pasionet e tij të vjetra.

Një histori plot ngjyra e sjellë dhe që risjell Herjon Mustafarajin në skenë. Kjo komedi muzikore do të vijë për disa netë rradhazi në skenën e teatrit Kujtim Spahivogli.