Ballina Kronike Prekëse/ “Vdiqe ti, vdiqa dhe unë, gjysmja jote”, kush është i riu...

Prekëse/ “Vdiqe ti, vdiqa dhe unë, gjysmja jote”, kush është i riu shqiptar për të cilin u vra 18-vjeçarja greke

SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka e ndodhur në Greqi pesë ditë më parë, por ditën e sotme u bë publike nga mediat, ka ngjallur komente dhe debate të shumta mbi natyrën racore të saj.

Mësohet se një 55-vjeçar grek ka qëlluar me thikë për vdekje vajzën e tij 18-vjeçare të qujtuar Irini vetëm se ajo ishte dashuruar me një djalë shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në kryeqytetin grek Athinë. Në fillim ngjarja u raportua sikur në shtëpi kishte rënë zjarr dhe babai e vajza ishin asfiksuar, por pas ekspertizës mjeko-ligjore u zbulua se adoleshentja kishte shenja dhune dhe ishte vrarë barbarisht nga i ati me thikë.

Në trupin e saj plagët dalloheshin në qafë, gjoks dhe faqe dhe po ashtu në krahët e saj teksa përpiqej të mbrohej, gjë që tregon makabritetin e krimit.

Ka qenë mamaja e adoleshentes së ndjerë që ka rrëfyer detaje për një televizion lokal grek, duke thënë se gjithçka kishte ndryshuar në familjen e tyre kur bashkëshorti i saj mësoi se 18-vjeçarja ishte në një marrëdhënie me një të ri shqiptar.

Ajo tregon se për këtë tragjedi është informuar edhe i dashuri shqiptar i vajzës, i cili e ka shfaqur dhimbjen dhe trishtimin për humbjen e njeriut të tij të zemrës përmes një statusi prekës në rrjetin social “Facebook”.

Postimi prekës i shqiptarit në “Facebook”

“Rrugë të mbarë engjëlli im, ike dhe le pas burrin që të do shumë….dhe do të të pres. Gruaja ime e bukur, shpirti im. Princesha ime që më ndriçon jetën. Vdiqe ti, vdiqa dhe unë, gjysma jote. Të dua dhe do të dua gjithmonë, rrugë të mbarë engjëlli im. Zoti të mori aty lart për t’u kujdesur”.- shkruan ai në “Facebook”

Ndërkohë që nëna e vajzës ka deklaruar se vrasja ishte e parapërgatitur dhe kërkon që bashkëshorti i saj të dënohet për krimin monstruoz që ka kryer.

“Dua të dënohet për vdekjen e fëmijës tim. Ai e dinte atë që kishte planifikuar. Unë dua ta shoh atë në sy dhe të më tregojë pse e vrau fëmijën tonë”, deklaroi nëna e vajzës të përpara hetuesit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

 

Comments

comments

SHPËRNDAJE

“Lexon Kadarenë dhe dëgjon Eliza Dumin”, kush është Sladjana Stojiljkoviç, vajza serbe që po studjon gjuhën shqipe në Beograd

VIDEO/ Ministrja e Drejtësisë i përgjigjet denoncimit të qytetarëve, shkarkon “live” 3 zyrtarët e Hipotekave

Rama bën për “ujë të ftohtë”profesorët e Akademisë së Shkencave: Institucion i rrënuar, kufoma e vetvetes

Urdhëroi vrasjen e 8 mijë burrave myslimanë, Gjykata e Hagës dënon me burg të përjetshëm “Kasapin e Bosnjës”, Ratko Mlladiç

DOSSIER/ Si u vra Vasil Shanto, simbol i rezistencës shqiptare në Luftën e Dytë Botërore

“Jo vetëm gjoba, por dhe…”, Policia Rrugore prezanton Lotarinë e Radarit: Ja çfarë do të fitojnë 20 shoferët më të mirë

“Kemi një vit e gjysmë pa u paguar”, punonjësit e 55 kompanive të By-Passit të Fierit e Vlorës në protestë

Sapo kishte dalë nga burgu, kapet sërish i “forti” shqiptar në Itali. Policia i zbulon kokainë, armë dhe mijëra euro në banesë (Foto)

Skandali/ Ja sa duhet të paguash në spital për t’u futur në operacion pa radhë e pa asnjë dokumentacion (Video)

“Do ta vrasim të birin e kokëmushkës amerikane”, ISIS kërcënon me jetë djalin e Donald Trump, alarmohet Shtëpia e Bardhë

Artikulli paraprakFOTO/ Bllokohet trafiku në Shkozë, dhjetëra qytetarë protestojnë kundër prishjes së banesave
Artikulli tjetërShfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge droge, policia i sekuestron vila, dyqane dhe automjete laçjanit