Ballina Kryesore Premtimi i Ramës për Aeroportin e Vlorës, reagon deputeti i LSI: Mjeshtri...

Premtimi i Ramës për Aeroportin e Vlorës, reagon deputeti i LSI: Mjeshtri i gënjeshtrës vazhdon të tregojë përralla

Pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama për nisjen e kantierin për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, ka ardhur reagimi i parë nga rradhët e LSI.

Përmes një statusi në “Facebook”, deputeti Përparim Spahiu shkruan se ky është mashtrimi i rradhës nga Rama.

Sipas Spahiut, vetëm proçedura per hartimin e projektit, miratimi i studimit te fizibilitetit, procedurat e garës për subjektin që supozohet se do të ndërtojë, procedura për supervizorin e projektit, negocimi i kontratës dhe miratimi i saj nga zinxhiri i institucioneve shtetërore, në rastin më të mirë nëse ky lajm është i vërtetë kërkojnë në rastin më optimal nga 9 deri 12 muaj.

Postimi i plotë
Mjeshtri i gënjeshtrës na përshëndeti sot atë të rradhës.

Në Qershor fillon puna në kantjerin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës na tha.

LEXO EDHE:  Fotot e Metës dhe Kullës me pistoletë në duar, shpërthen ish-badigardi i Nanos: Ju donit të "eleminonit" dhe Fatosin

Vetëm proçedura per hartimin e projektit, miratimi i studimit te fizibilitetit, procedurat e garës për subjektin që supozohet se do të ndërtojë, procedura për supervizorin e projektit, negocimi i kontratës dhe miratimi i saj nga zinxhiri i institucioneve shtetërore, në rastin më të mirë nëse ky lajm është i vërtetë kërkojnë në rastin më optimal nga 9 deri 12 muaj.

Pra, zotëria në fund të këtij viti do të jetë duke na treguar të njëjtën përrallë.

Kryeministër gënjeshtar, jeni jashtë afateve ligjore të miratimit të kontratës për Rrugën e Arbrit. Populli i Dibrës po pret. Boll me rrena e me foto. Bëj noj punë se për këtë paguhesh.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook