Ballina Kryesore Presidenti Meta e nis ditën me një apel të fortë, ja për...

Presidenti Meta e nis ditën me një apel të fortë, ja për çfarë bën thirrje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta e ka nisur diten sot me nje apel te forte per gjithe shoqerine shqiptare.Presidenti-Meta-1

Thirrja vjen ne kuader te Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, ne te cilen Meta thekson rolin e pazëvendësueshëm të familjes dhe komunitetit, për ekuilibrin mendor të një personi.

Mesazhi i Metës

Sot në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, dua të theksoj rolin e pazëvendësueshëm të familjes dhe komunitetit, për ekuilibrin mendor të një personi.
Duke iu bashkuar sloganit të OKB-së, “Të rinjtë dhe shëndeti mendor në një botë që ndryshon”, apeloj domosdoshmërinë për të parandaluar sëmundjet mendore, përmes një angazhimi edhe më të madh të mësuesve e prindërve për të mbështetur psikologjikisht të rinjtë dhe për t’i ndihmuar ata të përballojnë sfidat në shkollë dhe në jetë.