Ballina Kryesore Presidenti Meta sapo ka dekretuar Sandër Lleshin si ministër të brendshëm

Presidenti Meta sapo ka dekretuar Sandër Lleshin si ministër të brendshëm

Në faqen zyrtare të presidencës sapo është publikuar dekretimi i Sandër Lleshit si ministër i brendshëm në Republikën e Shqipërisë. 

Presidenti Meta ka firmosur dekretimin dhe gjithçka është bërë tashmë zyrtare. Pas shumë debatesh i është dhënë fund dilemës së Sandër Lleshit dhe problematikave rreth imazhit të tij. 

Sander Lleshi mundet të proçedojë me postin pasi dekretimi hyn në fuqi menjëherë. 

Deklarate nga Presidenca: 

 Presidenti Meta dekreton emërimin e Sandër Lleshaj Ministër i Brendshëm

D E K R E T

 PËR

EMËRIM MINISTRI

 Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit nr. 5211 prot., datë 09.11.2018,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zotin Sandër Lleshaj, emërohet Ministër i Brendshëm.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 

Nr. Dekreti 10957

Tiranë, më 16.11.2018. 

 

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                                                                                                                                                                                                  ILIR META