Ballina Aktualitet Prezantohet drejtori i ri i Policisë së Burgjeve (EMRI)

Prezantohet drejtori i ri i Policisë së Burgjeve (EMRI)

Pas shkarkimit të Enrik Sulejmani, është prezantuar sot drejtori i ri i Policisë se Burgjeve.

Ka qenë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila prezantoi sot drejtorin e ri, ndërsa kjo detyrë do t’i besohet Bardhyl Kaçorrit.

“Duke nisur nga sot, Bardhyl Kaçori, me eksperiencë dhe ka pasur poste të larta drejtuese”, tha Gjonaj.

Kujtojmë që Sulejmani u shkarkuar nga detyra më 10 tetor, pas përplasjeve për transferimin e Elvis Martinajt në spitalin e Burgut, i cili qëndronte i shtruar për shkak të plagëve që ka marrë në ngjarjen e 4 tetorit në Bllok.