Ballina Aktualitet Prishja e banesave dhe bizneseve në zonën e Astirit, banorët të vendosur:...

Prishja e banesave dhe bizneseve në zonën e Astirit, banorët të vendosur: Nuk ka bir k*rve që na largon nga këtu

Qindra qytetarë të Unazës së Re kanë dalë sërish në protestë kundër shkatërrimit të banesave dhe bizneseve të tyre.

Banorët tregojnë për mediat se nuk janë lajmëruar për prishjen e banesave dhe as për dëmshpërblim.

Ata kanë paralajmëruar se protestat e tyre do të vazhdojnë deri në momentin kur të ketë një zgjidhje konkrete për problemin e tyre.

Madje një prej banorëve ka përdorur dhe shprehjen e famshme të kryeministrit Rama në kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranë, shprehje e cila u përdor edhe nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, në daljet e tyre në media.

“Nuk ka bir k*rve që na largon nga këtu”, mësohet të ketë thënë një prej banorëve, i cili është shprehur i vendosur se do të vetëflijohet në banesën e tij, nëse ky problem nuk merr zgjidhjen e duhur.

Kujtojmë që rreth 200 banesa e banese pritet të shemben në kuadër të projektit për zgjerimin e Unazës së Re.