Ballina Aktualitet Prishja e pallatit në Vlorë, Strasburgu “rrëzon” qeverinë Rama: Të paguajë 13...

Prishja e pallatit në Vlorë, Strasburgu “rrëzon” qeverinë Rama: Të paguajë 13 mln Euro për banorët

Gjykata e Strasburgut ka vendosur kundër qeverisë, duke e “rrëzuar” për çështjen e prishjes së pallatit shumëkatësh në Vlorë, pranë zonës së “Ujit të Ftohtë”.

Sipas Gjykatës së Strasburgut, qeveria shqiptare ka shkelur të drejtat e njeriut, duke vendosur edhe masë ndëshkuese për të.

Më konkretisht Strasburgu ka vendosur që qeveria shqiptare të paguajë 13 milionë euro, si dëmshpërblim për familjet e dëmtuara.

LEXO EDHE:  Në nder të Davide Astorit, ky është vendimi i Federatës Italiane të Futbollit

Po ashtu Gjykata e Strasburgut konstaton se pallati i banimit i ngritur buzë detit ishte i pajisur me leje të rregullt.

Kujtojmë se pallati shumëkatësh u shemb më 17 dhjetor të vitit 2013, pas betejave gjyqësore, i shoqëruar dhe me akuza dhe kundërakuza politike.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook