Ballina Kryesore Profecitë që u plotësuan, këto janë vdekjet më misterioze në botë

Profecitë që u plotësuan, këto janë vdekjet më misterioze në botë

Duket e frikshme por është e vërtetë! Disa nga personazhet e famshme të botës së showbiz-it botëror kanë arritur të parashikojnë saktësisht vdekjen e tyre.

Dhe po, me detaje si , kur, dhe nga se do t’u vijë vdekja që nga Bob Marley e deri te Michael Jackson ju paraqesim 10 vipat të cilët e kanë ditur fundin e tyre.

Bob Marley
Ai gjithnjë e ka ditur se do të vdiste në moshën 36 vjeçare, thënë kjo sipas miqve të tij më të ngushtë. Këngëtari i njohur i cili vdiq nga kanceri i lëkurës melanoma njihej për parashikimet e tij kur ishte i ri të cilat i çudisnin të gjithë. Ai thoshte se nuk do të arrinte të 40-at dhe miqtë e tij që e dinin për parashikimet e tij folën për këtë, sidomos pasi rezultoi e vërtetë shkruan bordo.

Famëkeqi B.I.G
Duke ditur rivalitetin me Tupac në vitet ’90 çdokush që pëlqente Hip Hop-in e dinte se famëkeqi B.I.G do të kishte një fund të hidhur. Ai vdiq një vit pas Tupac, ku edhe kishte parashikuar se ‘lufta’ midis tij dhe Tupac do të përfundonte me vdekjen e dikujt.

Amy Winehouse
Varësia e Amy ndaj drogës i mbante të gjithë në ankth, por fatmirësisht për të arriti që të ‘shpëtonte’ nga varësia ndaj drogës, por fatkeqësisht filloi alkolin. Me problemet e varësisë që Amy kishte ajo shpesh u thoshte fansave të saj se e ndjente vdekjen afër. Në 2011 ajo u gjet e vdekur në apartamentin e saj pas helmimit nga alkoli.

Michael Jackson
Vdekja e Michael Jackson e kapi botën në befasi. Askush nuk kishte dijeni se ai ishte i varur ndaj ilaçeve pa recetë që merrte të cilat e ndihmonin të kalonte ditën. Doktor Murray i dha atij një dozë të madhe Propofoli që e vrau këngëtarin në vend edhe pse u pretendua se ishte Michael ai që e kishte kërkuar atë dozë. Disa muaj para se të vdiste gjatë një bisede me motrën e tij Latoya Jackson ai i tha se dikush donte që ta vriste por thjesht nuk e dinte se kush.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Lajmi që po trondit rrjetin! Tupac është gjallë dhe ndodhet në këtë shtet

Left Eye Lopez
Anëtarja e TLC u vra në një aksident me makinë në Honduras disa ditë pasi kishte shtypur me makinë një djalë të vogël që u tha se kishte dalë papritur në rrugë. Ajo nuk mund ta pranonte dot vdekjen e djaloshit të vogël dhe ndjente se një “shpirt i errët” e ndiqte nga pas dhe donte që të hakmerrej. Kjo rezultoi vërtetë në vdekjen e saj disa ditë më pas.

Proof
Proof ishte një prej antarëve të grupit të repit D12 që Eminem e ka ndihmuar të vazhdojë karrierrën e tij të Hip hopit. Thuhet se ai e ka ditur gjithnjë që do të vdiste në moshë të re, madje dhe në vargjet e këngës së tij rep thoshte “jam në klub të qahem, ndaj duhet të më vrasësh atje.” Sigurisht që kjo rezultoi shumë ironike pasi ai vdiq në një zënkë jashtë klubit nga një plumb.

Tupac
Tupac ishte një artist i jashtëzakonshëm dhe gjatë një atentati që u bë ndaj tij, ai supozonte se famëkeqi B.I.G ishte ai që e donte të vdekur. Ai kërkoi të gjente personin që I bëri atentatin por përsëri parashikoi se do të përfundonte I vdekur para se ta gjente atë.

John Lennon
John Lennon nuk i arriti kurrë të 40-at. Frida Kelly që i ndihmoi the Beatles me karrierrën e tyre, shtangu kur dëgjoi Lennon të thoshte se do të vdiste I ri. “ Unë nuk do të jem këtu kur të jem 40 vjeç. Thjesht nuk do ti arrij të 40-at”, tha Lennon. Ai nuk u gabua pasi u vra nga një fans në studion e rregjistrimit 2 muaj kishte mbushur të 40-at.

LEXO EDHE:  "Turp! Do e gradosh sërish ministër?", qytetarët kërkojnë "kokën" e Beqajt. Rama: Turpin shko tregoja vetes në pasqyrë, jo mua

Kurt Kobain
Kurt Kobain mund të parashikonte të ardhmen e tij. Ai ishte i pasur, i famshëm dhe i suksesshëm por shumë i palumtur përbrenda. Cobain ishte i varur nga droga dhe nuk kërkoi ndihmë për këtë problem duke përfunduar i vetvrarë. Burime thonë se Kurt gjithnjë e ka ditur se vdekja e tij do të ishte e mërzitshme.

Jimi Hendrix
Fansat e tij kishin përshtypjen se Jimi Hendrix e ndjente vdekjen afër bazuar në tekstet e këngëve të tij disa vjet para se të vdiste. Këngët e Jimit që përmbanin një pikëpyetje të madhe të jepnin përshtypjen se ai do të vdiste në moshë të re. Teksti I tij thoshte “ shumë gjëra ai do të provonte, pasi e dinte që do të vdiste shpejt. 5 vjet ai tha, nuk ka ikur thjesht ka vdekur”. 5 vjet më vonë ai u shpall I vdekur.