Ballina Kryesore “Projekt për rikthimin e Serbisë së Madhe?”, Berisha zbulon ‘skenarin’: Si do...

“Projekt për rikthimin e Serbisë së Madhe?”, Berisha zbulon ‘skenarin’: Si do të ndahet Kosova mes Ramës dhe Vuçiç-it

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat ndaj pasardhësit të tij Edi Rama.

Përmes një statusi në faqen e tij në “Facebook”, Berisha akuzon Ramën se po mbështet projektin serb për ndarjen e re të Kosovës.

Sipas Berishës, kryeministri Rama dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, janë duke përgatitur një skenar për ndarjen e Kosovës.

Duke i bërë thirrje Ramës të tërhiqet nga kjo lojë me zjarrin, ish-lideri historik i të djathtëve e cilëson këtë projekt si hapin e parë për rikthimin e Serbisë së Madhe.

Postimi i plotë
Loja Rama-Vuçiç për ndarjen e Kosovës është lojë me zjarrin në Ballkan!
Edi Rama mbështet projektin antikombëtar të Vuçiç për ndarjen e Kosovës!

Të dashur miq, burime diplomatike bëjnë me dije se projekti serb për ndarjen e re në kuadrin e një shkëmbimi territoresh është mbështetur plotësisht nga Edi Rama. Madje në këtë kuadër, burimet diplomatike thonë se së afërmi është planifikuar një vizitë e përbashkët në Preshevë Vuçiç-Rama.

Të dashur miq, ky projekt përbën hapin parë të madh në kuadrin e rikthimit të Serbisë së Madhe. Beogradi, menjëherë pas luftës, kërkoi me insistim të madh që të zgjidhte me Tiranën problemin e aneksimit të Mitrovicës së Veriut dhe shkëmbimit të territoreve, por hasi në një jo kategorike të palës tonë. Një projekt i tillë, po të kemi parasysh se në Ballkan kemi jo një por disa Mitrovica, do të hapë kutinë e Pandorës dhe të ndeze vatra konfliktesh me pasoja të paparashikueshme.

Me këtë rast i them Edi Ramës, që përpiqet të mbulojë me akte të reja tradhtie shitjen e detit Greqisë: hiq dorë nga pazaret e fëlliqura prej aparteidi në veri të Kosovës se do të mbash përgjegjësinë më të rëndë personale.

LEXO EDHE:  “Doni peshq të mëdhenj, ja ku i keni”, shpërthen Taulant Balla në prokurori mbi cështjen “CEZ”

Ju bëj thirrje SHBA dhe vendeve anëtare të NATO dhe BE të hedhin poshtë çdo projekt për ndarje të reja në Ballkan pasi kjo do shënonte fillimin e një cikli të ri konfliktesh të rrezikshme ne rajon!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook