Ballina Aktualitet Prokuroria shqiptare reagon pas shkrimit në mediat gjermane: Personi në fjalë ishte…

Prokuroria shqiptare reagon pas shkrimit në mediat gjermane: Personi në fjalë ishte…

Lajmi që po bën xhiron e botës, që e përditshmja gjermane i kushtoi një prokurori në Vlorë , i cili rrezonte jetën për shkak të një çështje që po hetonte ka sjellë dhe reagimin zyrtar i prokurorisë së Vlorës.

Gazeta gjermane “Tageszeitung”, Arben Jorgaqi u hoq nga vendi i punës për shkas se zbuloi ‘njerëzit e fuqishëm’. Por ndryshe nga shkrimi i gazetës prokuroria e qytetit bregdeta shprehet se personi në fjalë nuk ishte prokuror por një oficer gjyqsor që u merrte me çështje të vogla.

Ai ka ndjekur kryesisht hetime për vjedhje të energjisë elektrike apo dëmtime të pronës publike (vjedhje kapakë pusetash, dëmtime të pareteve mbajtëse të rrugëve e të tilla vepra penale).

Reagimi i prokurorisë:
Burime zyrtare nga Prokuroria Vlore thane se Arben Jorgaqi ka qenë në funksionin e oficerit të policisë gjyqësore (pra, nuk ka qenë prokuror) dhe nuk ka qenë asnjëherë pjesë e hetimit për falsifikimin e pronave.

Ai ka ndjekur kryesisht hetime për vjedhje të energjisë elektrike apo dëmtime të pronës publike (vjedhje kapakë pusetash, dëmtime të pareteve mbajtëse të rrugëve e të tilla vepra penale).

Është larguar nga detyra, në kuadër të nevojës për riorganizim të brendshëm. Aktualisht është në proces gjyqësor për largimin nga detyra dhe çështjen e tij administrative mund ta mbroje para gjykatës shqiptare me argumente ligjore dhe jo nëpërmjet kërkesave të mundshme për azil në Gjermani apo në ndonjë vend tjetër të BE-së, thanë burime zyrtare në Prokurorinë e Vlorës.