Ballina Kryesore Protesta e 27 Janarit, Basha flet për largimin e Ramës para kohe:...

Protesta e 27 Janarit, Basha flet për largimin e Ramës para kohe: E kanë në dorë qytetarët…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë i ftuar në emisionin “Fakt” të Çim Pekës, ku ndër të tjera foli dhe për protestën opozitare të 27 Janarit.

Kryedemokrati u shpreh se fatin e Ramës për të qëndruar në pushtet e kanë qytetarët. 

Ndër të tjera, Basha tha se zullumi që ka mbuluar këtë qeveri shumë shpejt do ta rrëzojë atë.

“Unë kam bindjen më të thellë që shqiptarët të bashkuar mund të largojnë këtë qeveri të inkriminuar me në krye Edi Ramën. Një nga instrumentat për të treguar se ky është një vend që nuk përket krimit është protesta. Është në dorë të shqiptarëve, nëse shqiptarët vendosin që Rama nuk e mbyll, ai nuk e mbyll. Unë e kam bindjen që zullumi ka arritur aq shumë sa ai do t’i zërë poshtë zullumqarët”, tha Lulzim Basha.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook