Ballina Kryesore Protesta e opozitës, paralajmërimi i fortë i Kryemadhit: Nëse reagimi do të...

Protesta e opozitës, paralajmërimi i fortë i Kryemadhit: Nëse reagimi do të jetë i dhunshëm…

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadh komentoi zhvillimet në seancën plenare të 18 Dhjetorit, ku mes protestës opozitare brenda dhe jashtë ambjenteve të Kuvendit, u zgjodh Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku.

Teksa foli për gjuajtjen me çizme ndaj kryeministrit Rama, liderja e LSI-së shprehet se nuk është penduar.

Lidhur me protestën e opozitës, Kryemadhi paralajmëron se nëse reagimi do të jetë i dhunshëm, edhe protesta do të jetë e tillë.

“Sulmeve të krimit do t’i përgjigjem me çizmen e protestës. As nuk pendohem e as nuk tërhiqem nga dy qëndrim. Çizmja është simbol. Protestat do zhvillohen. Nëse reagimi do të jetë i dhunshëm edhe protesta do të jetë e tillë. Diapazoni i protestës është shumë i madh pasi edhe ju vetë po t’ju pyes se çfarë problemi keni nuk dini nga t’ia filloni. Nga arsimi, shëndetësia, pagat e ulëta, taksat, çmimet e larta, etj. Ndaj ne do të bëjmë një organizim të protestës në mënyrë shumëdimensionale. Protesta tashmë ka të bëjë me ekzistencën e familjes shqiptare, nuk mund të vijë një piktor dhe të shkatërrojë historinë e familjeve dhe kombit shqiptar. Ende nuk kemi vendosur për datën fikse. Ajo datë kur do të fillojë do të jetë e mirëorganziuar dhe do të ketë një finale me realizimi e objektivit të saj. Nuk do ketë më çadër”, u shpreh Kreymadhi para gazetarëve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook