Ballina Kryesore Protesta e opozitës, reagon për herë të parë ministri i Brendshëm, Fatmir...

Protesta e opozitës, reagon për herë të parë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar për herë të parë pas protestës së opozitës, e zhvilluar gjatë mesditës së sotme përballë Kryeministrisë, por dhe përballë Ministrisë së Brendshme.

Përmes një postimi të shkurtër në rrjetin social “Twitter”, Xhafa ka shprehur falenderime për punën e Policisë së Shtetit në sigurinë dhe mbarëvajtjen në terësi të tubimit të opozitës.

Reagimi i plotë i Xhafajt
Vlerësim i veçantë e respekt për gjithë shërbimet e Policisë së Shtetit të angazhuar në sigurinë e mbarëvajtjen në tërësi të tubimit të opozitës. Profesionalizmi dhe qetësia në përmbushjen e detyrave të ngarkuara në këtë rast: shenjë e respektit për ligjin dhe interesin qytetar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook