Ballina Kryesore Protesta e opozitës, reagon Vasili: Sot kryeministri pa fundin e tij, gjakun...

Protesta e opozitës, reagon Vasili: Sot kryeministri pa fundin e tij, gjakun nuk do e shpëlajë dot kurrë nga duart

Pas dhunimit të gazetarit Bledi Kasmi, kryeredaktor i RD-së, i cili përfundoi në spital me qepje në kokë, ka ardhur reagimi i kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Përmes një statusi, Vasili ka sulmuar kryeministrin Rama duke theksuar se ky i fundit është peng i frikës së tij.

Ndërsa lidhur me protestën, ish-kreu i LSI  theksoi se Rama sot pa fundin e tij dhe se gjakun nuk do ta shpëlajë dot kurrë nga duart.

Statusi i plotë
Kryeministri peng pa shërim i frikës së tij, sot pa fundin e tij.
Maskarenjtë e qeverisë gjakosën gazetarin Bledi Kasmi.
Ky është kryeministri i mbaruar dhe frikacak, që godet nga pas krahëve.
Ky është kryetari i maxhorancës së frikacakëve, që i merret fryma nga frikërat e natës dhe gjumit të prishur nga hesapet e hapura të drogës dhe haraçet e papaguara kriminelëve. Gjakun nuk do e shpëlajë dot nga duart kurrë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook