Ballina Kryesore Protesta në Dibër, policia procedon penalisht deputetin e PD-së së bashku me...

Protesta në Dibër, policia procedon penalisht deputetin e PD-së së bashku me djalin e tij

Kryeministri Edi Rama u prit me protesta gjatë ditës së djeshme në qytetin e Dibrës, në kuadër të llogaridhënies.

Lidhur me këtë protestë, policia ka proceduar penalisht deputetin e Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, si dhe djalin e tij.

Deputeti demokrat akuzohet për tubim të paligjshëm, ndërsa bashkë me të janë proceduar penalisht edhe 26 persona të tjerë.

Policia thotë se edhe pse kishin marrë leje për protestën, nuk i janë përbajtur asaj duke cënuar rendin dhe ligjin.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook