Ballina Aktualitet “Pse nuk dhe dorëheqjen sot”? Edmond Tupe ia thotë në sy Lindita...

“Pse nuk dhe dorëheqjen sot”? Edmond Tupe ia thotë në sy Lindita Nikollës Live në emision

Në një pëballje live në emisionin Open me Gaetaren Eni Vasili, profesor Edmond Tupe i thotë Ministres së Arsimit zonjë Lindita Nikolla se ajo duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe t’i bashkohej protestës së studentëve. 

Sipas Profesorit qeveria u tall me studentët sepse si fillim Nikolla tha “do miratohet VKM-ja, pastaj tha se do ta hiqte, tani thotë do ta rishikojë”, duke kujtuar gjithashtu dhe sakrificat që bëjnë studentët shqiptarë për të marrë dije, dhe shpjegoi se protesta ishte legjitime.    

Më tej ai thotë: “Unë jam për arsimin falas, le t’i gjejë ku të dojë shteti paratë. Me studentët nuk duhet të tallesh. Del VKM-ja, pastaj zbutet, tani thonë që iku VKM-ja… Studentët lodhen në punë, fitojnë pak dhe vijnë pastaj për master në darkë”, tha Tupja. 

Ndërkohë që në përgjigjen e saj drejtuar Profesorit zonja Nikolla u shpreh:   

” Profesor e shoh që paska ende paqartësi për këtë që ka ndodhur. VKM-ja është kthyer që në momentin që ka ardhur shkresa nga studentët. E kam thënë këtë menjëherë dhe nuk ka shanse që të vijë pas një viti”