Ballina Kryesore “Pse u ndave nga gruaja e parë”, fëmijët vënë në siklet Alban...

“Pse u ndave nga gruaja e parë”, fëmijët vënë në siklet Alban Dudushin me pyetjen, ja si përgjigjet moderatori

Moderatori i njohur, Alban Dudushi, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.

Dudushi nuk e pati aspak të lehtë të përballet me pyetjet e fëmijëve të Piter Pan.

Albani i cili prej një vit është bërë baba për të dytën herë rrëfeu se se lindjen e Kroit e përjetoi edhe një herë nga e para, edhe pse kishte kujtuar se do të mbante mend se ç’ndodhte që nga lindja e vajzës.

Por fëmijët nuk i lanë me kaq provokimet, ndërsa e pyetën moderatorin se pse ishte ndarë nga ish-bashkëshortja.

Pyetjes pse është ndarë nga ajo, Albani, i zënë ngushtë, iu përgjigj me shumë diplomaci.

“Ashtu si ju tani që mund të pëlqeni ndonjë gocë, kur je i ri të pëlqen shumë diçka, por më vonë kjo ndryshon. Unë me graun time të parë u deshëm shumë dhe vendosën të bëjmë edhe një fëmijë bashkë. Por të rriturit mund të mërziten me njëri-tjetrin, por ky nuk është fundi i botës. E rëndësishme është që ta ruajnë atë pjesën e bukur që kanë me njëri-tjetrin. Ne kemi edhe një vajzë të bukur bashkë, kështu që ruajmë gjërat tona më të bukura”, u tha Albani fëmijëve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook