Ballina Aktualitet Publikohen fotot, i arrestuari në Shkodër darkë me deputetin e PS dhe...

Publikohen fotot, i arrestuari në Shkodër darkë me deputetin e PS dhe shefat e policisë

Në vijim të akuzave të forta për krimin e lidhur me pushtetin, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot dy foto, në të cilat duket i arrestuari në aksionin e fundit policor në Shkodër, teksa darkon me deputetin e PS, Harusha dhe me shefat e policisë.

Bëhet fjalë për të arrestuarin Erogen Brajoviç, ish-futbollist i Vllaznisë për disa vite, e me pas anëtar në Këshillin Bashkiak të Shkodrës me partinë PBDNJ dhe aktualisht është drejtues i kësaj force politike në Shkodër.

Brajoviç është një person aktiv në jetën publike të Shkodrës, i fokusuar jo vetëm te çështjet politike, por edhe ato sportive.

Është i martuar dhe baba i dy fëmijëve, ndërsa është edhe një biznesmen i suksesshëm i qytetit.

Postimi i Berishës
Krimi dhe pushteti!

Erogen Vaso Brajovic me deputetin Harusha dhe ne darke me shefat e komisariatit te Shkodres! sb