Ballina Kryesore Publikohet shifrat tronditëse: Ja sa mijë divorce në vit shkaktohen nga bixhozi...

Publikohet shifrat tronditëse: Ja sa mijë divorce në vit shkaktohen nga bixhozi dhe lojërat e fatit në Shqipëri

Plot 7,956 divorce janë shënuar gjatë vitit 2017. Numri më i lartë i 5 viteve të fundit. Fenomeni ka marrë përmasa të frikshme.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësië, referuar gjykatave, në 2107-n janë divorcuar 311 cifte më shumë se vitin paraardhës (2016).

Kryeqyteti vazhdon të kryesojë listën me 1,897 raste divorcesh në 2017-n, pasuar nga Vlora, Elbasani, Fieri, Shkodra dhe Korça. Puka dhe Tropoja mbeten qytetet më konservatore të traditës familjare duke shënuar respektivisht, vetëm 40 dhe 44 raste.

Prej vitesh shkaku kryesor i divorceve ka qenë emigracioni, ndërsa në vendin e dytë është bixhozi. Kërkueset në këto raste janë gratë të cila duan të mbrojnë fëmijët dhe pronen nga lënia në kumar prej burrave. Kërkesat për divorce si pasojë e përfshirjes së burrave në varësinë nga lojrat e fatit, kanë ardhur duke u rritur, gjë që korespondon edhe me shtritjen e këtij fenomeni në çdo qytet dhe fshat të vendit. Arsyet të tjera të divorcit, sipas statistikave janë edhe varfëria, tradhëtia bashkëshortore, dhuna e alkooli.

Në vitin 2015, sipas statistikave të Ministrisë së Drejtësisë, u vu re një trend uljeje i kërkesave për divorc, por në vitet pasaardhëse ritmi ka qenë vetëm në rritje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook