Ballina Bota Pushtuan mediat botërore me fotot “hot”, ministri i Brendshëm i jep fund...

Pushtuan mediat botërore me fotot “hot”, ministri i Brendshëm i jep fund lidhjes me moderatoren e njohur

Fotot e fundit të çiftit janë që nga stina e verës kur së bashku dilnin në barkë me vela në detet e Italisë më të dashuruar se kurrë, foto të cilat pushtuan mediat botërore gjatë atyre ditëve të nxehta.

Por duket se tani ndjenja mbaroi dhe për të vërtetuar zërat e ndarjes, e pohoi vetë Elisa Isoardi e cila shkruan në Instagram se historia me Matteo Salvinin ka përfunduar.

“Me respekt te thelle ndaj dashurisë që ka ekzistuar. Faleminderit Matteo”, shkruan ajo.

Jo vetëm kaq moderatorja poston dhe një foto sexy nga dhoma e gjumit, ajo dhe ai duke buzëqeshur nën çarçafe, ku shkruan: “Nuk më mungoi ajo që i dhamë njeri tjetrit, por ajo që duhet t’i jepnim akoma njeri-tjetrit.”

Dhe kështu për drejtuesen dhe politikanin erdhi koha për të hapur një faqe të re të jetës, historisë së dashurisë midis tyre, duket qe i ka ardhur fundi.

Marrëdhënia mes Ministrit të Brendshëm dhe Isoardi-t kishte filluar në vitin 2015 dhe gjatë këtyre viteve ata kishin folur edhe për planet e martesës.

“Është një njeri shumë inteligjent dhe i ndjeshëm. E dua, nuk mund të jetoj pa të, ajo është gruaja e jetës sime” – kishte deklaruar më herët Salvini për Elisën.