Ballina Ekonomi Qeveria nis reformën në administratë, e para në listë Drejtoria e Parandalimit...

Qeveria nis reformën në administratë, e para në listë Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave

SHPËRNDAJE

Ditën kur kryeministri Rama deklaroi emrat e ministrave të mandatit të dytë theksi u vu në një reformim të plotë të administratës.

Kjo nënkuptoi shkurtime në disa institucione, plotësime në të tjerë dhe zvendësime për emërimet politike.

E duket se reforma ka nisur pasi Drejtoria e Administratës Publike ka riaktiviziuar shpallje të reja për pozicione të ndryshme në ndryshme në administratë.

Në këtë drejtori, publikimet e fundit i përkisnin dhjetëditëshit të dytë të qershorit pra pak para zgjedhjeve.

Gjatë pjesës së mbetur të qershorit, korrikut dhe një pjesë të mirë të gushtit nuk ka pasur asnjë publikim të ri për vende vakante dhe shtesat e reja janë bërë këto ditë.

Institucioni i parë në radhë që duket se do të plotësohet me staf është Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Për këtë drejtori janë listuar pozicione nga drejtor tek përgjegjës dhe specialistë.

Vendet e lira sipas DAP
4 vende për Specialist në Sektorin e Analizës së Transaksioneve të Dyshimta, në Drejtorinë e Analizës Strategjike dhe Transaksioneve të Dyshimta, në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave – kategoria IV-a

1 Specialist në Sektorin e Analizës së Përputhshmërisë, në Drejtorinë e Analizës së Përputhshmërisë dhe Teknologjisë së Informacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave – kategoria IV-a

Përgjegjës i Sektorit të Teknologjisë së Informacionit, në Drejtorinë e Analizës së Përputhshmërisë dhe Teknologjisë së Informacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave – kategoria: III-a/1

Përgjegjës i Sektorit të Analizës së Transaksioneve të Dyshimta, në Drejtorinë e Analizës Strategjike dhe Transaksioneve të Dyshimta, në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave – kategoria: III-a/1

Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave – kategoria: III-a

Specialist në Drejtorinë Juridike dhe të Marrëdhënieve me Jashtë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave – kategoria: IV-a

Specialist në Sektorin e Analizës Strategjike, në Drejtorinë e Analizës Strategjike dhe Transaksioneve të Dyshimta, në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave – kategoria: IV-

Edhe AKBN me ndryshime
Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës ka pasur muajve të fundit ndryshime dhe kjo nuk lidhet vetëm me largimin e Viktor Tushajt si drejtues pasi kandidonte në listën e LSI, dhe emërimin e Elion Semanajt në krye të këtij insitucioni. Por, kohë pas kohe kjo agjenci në faqen e saj në internet ka publikuar vende të lira pune dhe të paktën dy prej tyre janë akoma të klikueshme. Pozicionet respekive ishin për specialistë. /Monitor/

Comments

comments

SHPËRNDAJE

“Lexon Kadarenë dhe dëgjon Eliza Dumin”, kush është Sladjana Stojiljkoviç, vajza serbe që po studjon gjuhën shqipe në Beograd

VIDEO/ Ministrja e Drejtësisë i përgjigjet denoncimit të qytetarëve, shkarkon “live” 3 zyrtarët e Hipotekave

Rama bën për “ujë të ftohtë”profesorët e Akademisë së Shkencave: Institucion i rrënuar, kufoma e vetvetes

Urdhëroi vrasjen e 8 mijë burrave myslimanë, Gjykata e Hagës dënon me burg të përjetshëm “Kasapin e Bosnjës”, Ratko Mlladiç

DOSSIER/ Si u vra Vasil Shanto, simbol i rezistencës shqiptare në Luftën e Dytë Botërore

“Jo vetëm gjoba, por dhe…”, Policia Rrugore prezanton Lotarinë e Radarit: Ja çfarë do të fitojnë 20 shoferët më të mirë

“Kemi një vit e gjysmë pa u paguar”, punonjësit e 55 kompanive të By-Passit të Fierit e Vlorës në protestë

Sapo kishte dalë nga burgu, kapet sërish i “forti” shqiptar në Itali. Policia i zbulon kokainë, armë dhe mijëra euro në banesë (Foto)

Skandali/ Ja sa duhet të paguash në spital për t’u futur në operacion pa radhë e pa asnjë dokumentacion (Video)

“Do ta vrasim të birin e kokëmushkës amerikane”, ISIS kërcënon me jetë djalin e Donald Trump, alarmohet Shtëpia e Bardhë

Artikulli paraprakTjetër raste dhune në familje, 40-vjeçari bën për spital bashkëshorten, arrestohet nga policia
Artikulli tjetërReformimi i Akademisë së Shkencave/ Artan Fuga: Mbështes reagimin e kryeministrit, më mirë një institucion…