Ballina Kryesore Rama dhe deputetë të PS dhurojnë gjak në Kryeministri, reagon Basha: Po...

Rama dhe deputetë të PS dhurojnë gjak në Kryeministri, reagon Basha: Po u kthen shqiptarëve gjakun e vjedhur

SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama dhe disa deputetë të Partisë Socialiste kanë dhuruar gjak sot në Kryeministri.

Këtë gjë Rama e njoftoi në mbledhjen e grupit parlamentar të PS ku me anë të një batute tha: “Qeveria nuk duhet akuzuar për pirje gjaku, pasi do të japë gjak”, ndërkohë që dhurimin e gjakut e ka bërë publik dhe përmes një postimi në “Facebook”.

“I kam kërkuar kryetarit të grupit të organizojë një seancë dhurimi gjaku edhe deputetëve.

Edhe mirë bën nga pikëpamja e imazhit të deputetit para popullit se balancon idenë se ne vetëm pimë gjak, dhe krijon idenë se ne mund të japim gjak. Do ta bëjmë në kryeministri dhe në fund duke parë sa gjak mungon do i marrim cdo ministri për të plotësuar detyrimet e PS-së ndaj institutit të dhurimit të gjakut.”, tha Rama në mbledhjen e grupit të PS-së.

“Seanca tradicionale e dhurimit të gjakut në kryeministri për vitin 2017 – Kush dhuron gjak shpëton jetë e ripërtërin gjakun e tij 🌹”, citohet në postimin e Ramës në “Facebook”.

Por menjëherë pas kësaj ka reaguar dhe lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili theksoi se batuta e Ramës në mbledhjen e grupit parlamentar të PS nuk ka kuptim metaforik por real.

“Tallet me dhurimin e gjakut. Ta dijë se pirja e gjakut nuk është metaforë. Rama 1 i ka marrë shqiptarëve 1. 5 miliardë dollarë sipas shifrave zyrtare të institucioneve publike, para që janë abuzuar dhe vjedhur. Tani po kthen këtë gjak të vjedhur shqiptarëve”, tha Basha.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

 

Comments

comments