Ballina Kryesore Rama i drejtohet qytetarëve të Lushnjës: Për bukë mos e vrisni mendjen,...

Rama i drejtohet qytetarëve të Lushnjës: Për bukë mos e vrisni mendjen, se ua gjej unë

Në takimin e zhvilluar sot në Lushnjë, Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer edhe batuta me banorët e zonës.

Gjatë bisedës me ta, kreu i qeverisë, ka treguar një episod me një qytetar që e kishte djalin të papunë.

Rama tha se për ‘bukë’ qytetari në fjalë nuk duhet ta vriste mendjen pasi për atë ‘kujdesej’ vetë.

Ç’ke për bukë mos e vra mendjen. Bukën ta gjej unë. I thashë: Sa klasë ka djali? 8 klasë. Për 8 klasë të ofroj ngarkim shkarkim. Më tha: Po pse mo për hamall e kam djalin unë?”, tha Rama.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook