Ballina Kryesore Rama e përjashtoi nga PS, reagon për herë të parë deputeti i...

Rama e përjashtoi nga PS, reagon për herë të parë deputeti i Laçit

Në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare të PS-së kryeministri Rama përjashtoi nga grupi parlamentar deputetin Gjetan Gjetani, pasi sipas tij kishte kërkuar që të punësonte njerëz të afërt nën drejtimin e policisë së Kurbinit.

Po vetë deputeti Gjetani nuk ka qenë aspak i habitur nga ky vendim i Ramës pasi jo më larg se dje ai denoncoi ‘paaftësinë’ e policisë së Kurbinit, dhe heshtjen e tyre përballë krimit.

“Një reagim të plotë do e bëj në vazhdim. Për momentin nuk di ç’të them. E prisja. Kam marrë informacione që dje nga brenda partisë që do më përjashtonte”, ka thënë Gjetan Gjetani.