Ballina Kryesore Rama e pranon: Mund ta kem ofenduar Berishën, por më shkau nëpër...

Rama e pranon: Mund ta kem ofenduar Berishën, por më shkau nëpër dhëmbë

Momente të tensionuara kanë shoqëruar seancën parlamentare të ditës së sotme, pasi deputeti demokrat, Flamur Noka, u përjashtua nga kreu i Kuvendit.

Edhe pse seanca u shty për në orën 17:00, Noka nuk pranoi të dilte nga salla e parlamentit, duke detyruar Ruçin të shtyjë seancën për ditën e nesërme.

Në media por dhe nga Partia Demokratike, u përfol se “molla e sherrit” u bënë fyerjet e kryeministrit Rama ndaj liderit historik të PD-së, Sali Berisha, të cilat çuan në revoltimin e demokratëve.

Përmes një deklarate për mediat, Rama e ka pranuar në një farë mënyre, teksa shprehet se mund t’i ketë dalë nga shpirti ndonjë shprehje nëpër dhëmbë.

Sipas Ramës, kjo nuk është arsye që seanca të bllokohej.

Ju keni kamerat, ju keni memorien e sallës së Kuvendit. Unë nuk kam pasur nervozizëm në asnjë moment, jo më të kem atë nervozizëm të atillë sa të fyej ndokënd. Nëse ndonjë moment të caktuar më ka dala nga shpirti ndonjë shprehje nëpër dhëmbë, kjo nuk është një arsye për të kërkuar pezullimin e punimeve të Parlamentit. A është a s’është një konstatim i saktë, kjo është një çështje që ta gjykojnë të tjerët. Ju e dini shumë mirë që edhe ju me njëra-tjetrën kur dëgjoni çudira, mund të thoni; ore mos ke rrjedhur gjë?!”, u shpreh Rama.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook