Ballina Kryesore Rama e quajti LSI-në “parti këpucësh”, Kryemadhi i përgjigjet “flakë për flakë”:...

Rama e quajti LSI-në “parti këpucësh”, Kryemadhi i përgjigjet “flakë për flakë”: Kur flet dhe ky narkoman që…

Pas sulmeve të kryeministrit Rama ndaj LSI-së në aktivitetin e zhvilluar me rastin e 105-vjetorit të Policisë së Shtetit, ku e quajti si “partia e këpucëve” ka ardhur reagimi i lideres së kësaj force politike.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kryemadhi thekson se nuk është turp të heqësh këpucët apo të brendshmet siç ka bërë Rama, por turp është kanabizimi i vendit dhe orientimi i të rinjve në përdorimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Postimi i plotë
Me gjuhën e arrogantit injorant, me guximin e stimuluar nga përdorimi i substancave narkotike, Edi Rama edhe njëherë i ka gjetur fajtorët e keqqeverisjes së tij te LSI.

Nga Mirdita , ku as brohorimat e teknikës qendrore të kryeministrisë nuk e mbytën dot zhurmën e shpërthimit të tritolit në Shkodër, kryeministri i pushteteve të përkohshme, shpalli si fitore të madhe largimin nga puna të mbështetësve të LSI-së, me shpresën se do të frikësojë familjen tonë politike me shantazhe që zakonisht i përdor me oborrtarët e tij të pushtetit.

Me fjalorin e varfër dhe me paranojën e “këpucës”, Edi Rama shfaqet ashtu siç është në të vërtetë, i frikësuar jo nga këpucët që për fatin e tij nuk morën trajektoren e duhur, por nga mijëra e mijëra këpucë a çizme që i qëndrojnë sipër kokës varur atij dhe ministrave të tij.

Sepse nuk është turp të të etiketojnë si “parti e këpucëve”, as të heqësh këpucët apo të brendshmet siç ka bërë ai vetë.

Turp është të kanabizosh vendin që pretendon se drejton, të orientosh rininë drejt drogës dhe trafikut, të vjedhësh e të grabisësh çdo pasuri të Shqipërisë.

Këto veshin me turpin më të madh të mundshëm çdo lakuriqësi, jo vetëm fizike por dhe politike.

LEXO EDHE:  Incidenti në Elbasan, oficeri i policisë "plas" bombën: Suel Çela ka ikur nga Shqipëria në 18 shtator, u shoqërua nga...

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook