Ballina Kryesore Rama e quajti “pijanec që ha plonc e pilaf me grosh”, reagon...

Rama e quajti “pijanec që ha plonc e pilaf me grosh”, reagon Shehi: Kur flet dhe ky që flinte poshtë urave

Pas sulmeve të kryeministrit Rama në drejtim të tij, ku e quajti “pijanec që ha plonc e pilaf me grosh”, ka reaguar deputeti demokrat, Dashamir Shehi.

Në një lidhje direkte për “Fax News”, Shehi ka komentuar deklaratat e Ramës në adresë së tij.

Shehi theksoi se deklaratat e kryeministrit janë pjesë e llumit me të cilin Rama merret, ndërsa sqaron se deklaratat e tij për investimet turke në Shqipëri janë keqkuptuar.

“Janë muhabete për llumin, me të cilat merret Rama. Se kush jam unë më njeh gjithë Shqipëria. Ajo që them unë nuk jemi kundër investimeve por të mos e ekzagjerojmë me Turqinë. Vuajmë nga dëshira të kemi investitorë europianë, gjermanë e anglezë. Turqve u jemi mirënjohësve, por në rradhë të parë jemi shqiptarë, duam të hyjmë në Europë. Duke e ekzagjeruar në këtë situatë me këtë turbulencë që ka Ankaraja, duhet të mendojë një burrë shteti: Do shkojmë drejt Europës apo drejt Anadollit.  

Në sektorë strategjikë turqit janë gia prezentë. Duhet të tërhiqemi nga turbullirat e Anadollit. Aeroporti është një aferë korruptive. Nuk duhet t’u hapim dyert kujtdo që hedh 5 lekë para derës”, deklaroi Shehi.

Teksa u pyet se pse Rama përsërit për të dytën herë sulmet ndaj tij, Shehu u shpreh se: “Vuan komplekset e  një të padituri, ka një urrejtje ndaj komunitetit të Tiranës, thotë se çdo tirons ha plons, ky aristokrati i madh që ha haviar… Frikë duhet të ketë Rama. Ai flinte poshtë urave të Parisit. Duhet t’u dalim për zot interesave të Shqipërisë. Me këto pilafrat dhe groshat, merret ai vetë. Mua në fakt më ka marrë malli për këto… “.

LEXO EDHE:  Ish-këshilltari i Nanos: Ju tregoj se çfarë kanë të përbashkët Balilajt e Sarandës me Habilajt e Vlorës

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook