Ballina Kryesore Rama i vendosur, ja lëvizja e fundit për dekretimin e Lleshit

Rama i vendosur, ja lëvizja e fundit për dekretimin e Lleshit

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, menjëherë pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta lidhur me mosdekretimin e Sandër Lleshit, ka lajmëruar se sapo ka rifirmosur për ridërgim kërkesën.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se bashkëngjitur do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm.

Postimi i plotë
“Sapo kam rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit Ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit të Republikës. Bashkëngjitur do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm.”

Kujtojmë se Ilir Meta u ka bëri thirrje “amatorëve” që nuk e dinë mirë Kushtetutën, ta rilexojnë edhe një herë për të kuptuar rolin dhe kompetencat që ka Presidenti.