Ballina Kryesore Rama iu përgjigjet kritikëve: Sheshi “Skënderbej”, ndër hapësirat më të bukura publike...

Rama iu përgjigjet kritikëve: Sheshi “Skënderbej”, ndër hapësirat më të bukura publike në Europë, u përzgjodh në…

Përmes një postimi në “Facebook”, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Sheshi “Skënderbej” është përzgjedhur në listën e finalistëve për Çmimin Europian të Hapësirës më të Bukur Publike, që do të zhvillohet në Barcelonë.

Kreu i Qeverisë thotë se ashtu si Sheshi Skënderbej, edhe Teatri Kombëtar apo Stadiumi do të jenë në të njëjtën kategori.

“Sot, Sheshi i Ri Skënderbej, pasi u bllokua si kantier, u shkatërrua për t’u zëvendësuar me një rrethrrotullim makinash me një kurabie bari në mes dhe, më në fund u rindërtua e përfundua, është përzgjedhur në listën e finalistëve për Çmimin Europian të Hapësirës më të Bukur Publike 2018, në Barcelonë”, shkruan ndër të tjera Rama në rrjetin social “Facebook”.

Reagimi i Ramës
Kur 10 vite më parë, thosha se Sheshi i Ri Skenderbej do jetë ndër hapesirat më të bukura publike të Europë, çfarë nuk më dëgjuan veshët.

Sot, Sheshi i Ri Skënderbej, pasi u bllokua si kantier, u shkatërrua për t’u zëvendësuar me një rrethrrotullim makinash me një kurabie bari në mes dhe, më në fund u rindërtua e përfundua, është përzgjedhur në listën e finalistëve për Çmimin Europian të Hapësirës më të Bukur Publike 2018, në Barcelonë.

Të shohim nëse do të shpallet fitues, por sidoqoftë ka marrë tanimë edhe vulën më prestigjoze europiane, si një ndër hapësirat më të bukura publike të Europës.

(Prandaj, ata që hidhen përpjetë sapo shfaqen të rejat që sjell vizioni e këmbëngulja modernizuese në hapësirën tonë të përbashkët, bëjnë mirë ta nxjerrin mësimin nga kjo histori, sepse nesër edhe Stadiumi i Ri Kombëtar edhe Teatri i Ri Kombëtar, do të jenë në të njëjtën kategori të Familjes Europiane të veprave të bukura urbanistike e arkitektonike, siç është tanimë Sheshi i Ri Skënderbej).

LEXO EDHE:  FOTO/ Rama mungon në foton zyrtare të Samitit të Podgoricës, Berisha zbulon arsyen: U përjashtua për shkak të atleteve

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook