Ballina Kryesore Rama ka një paralajmërim të prerë për mjekët, ja për çfarë bëhet...

Rama ka një paralajmërim të prerë për mjekët, ja për çfarë bëhet fjalë

Në vijim të turit të llogaridhënies, kryeministri Edi Rama ka vizituar pasditen e sotme qytetin e Durrësit. 

Në fjalën e tij, Rama ka bërë një paralajmërim për të gjithë drejtorët e spitaleve që lëshojnë receta për ato barna që pacientët mund t’i gjejnë brenda spitalit.

“Urdhër i prerë dhe me pasoja për këdo që e shkel në raport me çdo rast kur konstatohet që pacientëve iu jepet recetë për të blerë jashtë spitalit ato ç’ka spitali disponon”, u deklaroi Rama.

Ndër të tjera kreu i qeverisë tha se 40 medikamente të shtrenjta me të cilat kurohen sëmundjet kardiovaskulare dhe ato tumoriale përfshi herceptinën, për të cilën është folur më herët do të merren falas në spitale nga të gjithë pacientët.

“Spitalet të ecin me hapin e kohës për të trajtuar sëmundjet më të rrezikshme. Kemi përfshirë herceptinën, medikament i shtrenjtë dhe mbi 40 medikamente për sëmundjet kardiovaskulare, neuro-degjeneruese. Edhe një valë keqkuptimi që u krijua në fillim tani po tretet”, tha ai.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook