Ballina Kryesore Rama: Mjekët që do të shkojnë në spitalet jashtë Tiranës do të...

Rama: Mjekët që do të shkojnë në spitalet jashtë Tiranës do të marrin 2.5 milionë lekë

Kryeministri Edi Rama prezantoi gjatë ditës së sotme platformën “Infermierë për Shqipërinë”, që do të shërbejë për ofrimin e mundësive të punësimit.

Kreu i Qeverisë premtoi se të gjithë mjekët specialistë që do të shkojnë në spitalet jashtë Tiranës do ta kenë rrogën 2.5 milionë lekë.

Ramës nuk i munguan as batutat, duke u shprehur se tani që i rritëm rrogat mjekëve, do na mërziten profesorët.

“Ne kemi programuar një rritje progresive të mëtejshme të rrogave për infermierët në radhë të parë. Na u mërzitën profesorët kur rritëm rrogat se u rritën më shumë për infermierët dhe pak për profesorët. Do na mërzitën prap profesorët por ne do vazhdojmë të rrisim më shumë rrogat për infermierët. Ndërsa për profesorët kemi një lajm të mirë.

Kam thënë që kemi mungesë seriozë mjekësh specialistë në zonat larg apo edhe jashtë Tiranës. Unë kam thënë që kjo mund të zgjidhet duke i dhënë atyre një pagë të barabartë ose pak a shumë që do të merrnin nëse do të arratiseshin sot në Gjermani apo Itali pa pasur parasysh taksën. Kjo është vendosur dhe nga sot, kush do pranojë mjekë specialistë që të shkojë jashtë Tiranës, në spitale ku ka nevojë për sepcialistë sipas specialiteteve do të marri deri në 2.5 milionë lekë të vjetra plus rrogës që merr si specialist në Tiranë. Ju duken shumë? Por është shumë më e madhe plaga që hapet nga mungesa e tyre sot. Kjo nuk do vazhdojë pafundësisht si problem”, deklaroi Rama.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




Kryemadhi: Më 27 janar harrojini flamurët politik, të protestojmë për Shqipërinë, do të jetë mëkat për këdo që…

Aksident në aksin Kavajë-Tiranë, makina përplas çiklisitin 67-vjeçar

Berisha përkujton Rugovën: Sot shqiptarët përkujtojnë 12 vjetorin e vdekjes së Presidentit legjendar të Kosovës

Me shpejtësi skëterrë në autostradë, mjeti përfundon në kanal (Detaje)

“Po nuk të pata unë, s’të ka askush”, ja mesazhi i fortë për vrasjen e Arielës

VIDEO+16/ Pamje të rënda nga ngjarja që tronditi mbarë opinionin, publikohen filmimet e vrasjes në Tiranë

Kush është infermieri 23-vjeçar nga Fieri që i mori jetën Arielës (Foto)

Denoncimi/ Çifti i avokatëve po zhvasin shqiptarët

Basha ngushëllime Jonuz Musliut: Humbje e madhe e një luftëtari të palodhur

Detaje/ Kush janë dy të rinjtë të qëlluar gjatë mesditës së sotme në Tiranë (Emrat)

Artikulli paraprakKastriot Myftaraj zbulon prapaskenat: Ja se ku notojnë “Peshqit e Mëdhenj”
Artikulli tjetërProtesta e 27 Janarit, Basha flet për largimin e Ramës para kohe: E kanë në dorë qytetarët…