Ballina Kryesore Rama publikon transformimin e shkollës së baletit në Tiranë, komentuesi: Po në...

Rama publikon transformimin e shkollës së baletit në Tiranë, komentuesi: Po në shkollat e fshatit kur do vihet dorë…

SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama duke vijuar “zakonin” e tij të përditshëm ka zgjedhur që t’i urojë një ditë të mbarë shqiptarëve me disa pamje nga Shkolla e Baletit në Tiranë, ku tregohet transformimi i saj.

Por ashtu si në çdo status që publikon, ka qytetarë që e përgëzojnë për punën e kryer por ka dhe nga ata që e kritikojnë dhe i tregojnë problemet me të cilat përballen.

Një prej tyre i “kujton” kryeministrit shkollat e fshatit dhe e pyet se kur do të vihet dorë mbi to.

 

Statusi i Ramës
“MIRËMËNGJES 😀
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje nga Shkolla e Baletit Tiranë, një tjetër hapësirë dijesh dhe aftësish e rilindur dhe e transformuar në standarde bashkëkohore 📖🖊🌹”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

Comments

comments