Ballina Kryesore Rama publikon videon e shkollës së re në kryeqytet, komentuesja i kujton...

Rama publikon videon e shkollës së re në kryeqytet, komentuesja i kujton fëmijët e ngujuar: A ke menduar për ta…

SHPËRNDAJE

Duke vijuar me “ritualin” e tij të çdo mëngjesi, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që ditën e sotme t’u urojë shqiptarëve “mirëmëngjes” dhe një ditë të mbarë me një video ku shihet transformimi i shkollës “Hasan Tahsini” në Tiranë.

Por ashtu si në çdo postim, të shumtë janë qytetarët që e kritikojnë në komente. Duke marr shkas nga fillimi i vitit të ri shkollor në mbarë vendin, një prej komentuesve i kujton Ramës edhe fëmijët e ngujuar si pasojë e frikës nga gjakmarrja që ende nuk e kanë nisur shkollën.

Komentuesja: “Mirmengjesi kryeminister apo si mund te quaj. Shkolla ka filluar, lexova per ate djaloshin qe eshte ne gjakmarrje qe smundet me vazhdu shkollën. A keni menduar ndonjehere per keto shtresa sepse dhe femijet e mi jan ne gjakmarrje duke lene vrasesit te lire ligji dhe gjykatat qe keni miratu dhe punsuar ju. Per femijet e tu ke menduar i dergon me studime jashtë shteti se spo heq keq ti qe tpushosh po i nxjerr fitimet ne kurriz te popullit qe po i mashtro nje her ne kater vite me nje thes miell por mendo dhe per kto shtresa qe te ecin perpara se vrasesit qe po i le te lir zoteria jote po i rrezikojne jeten jo vetem femijeve tane por dhe njerezve tjere zoteri.”

Statusi i Ramës
“MIRËMËNGJES 😀
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje nga transformimi i Shkollës ‘Hasan Tahsin’ në Tiranë, që në çeljen e këtij viti shkollor pret në hapësirat e trefishuara sipas standardeve më të mira të kohës 1000 nxënës dhe vetëm në një turn 📖 🖊 🌹”, shkruan Rama në mesazhin e tij.

Comments

comments