Ballina Kryesore Rama: Rruga që nxorri nga izolimi 19 fshatra. Komentuesi: E ke ndritur...

Rama: Rruga që nxorri nga izolimi 19 fshatra. Komentuesi: E ke ndritur duke punuar po lëviz se Ballist Morina do të…

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që mëngjesin e sotëm t’u urojë shqiptarëve një ditë të mbarë me disa pamje nga aksi rrugur Kukës-Shishtavec.

Sipas Ramës, rindërtimi i i këtij aksi nxorri nga izolimi 14 mijë banorët e 19 fshatrave të komunave Zapod, Topojan dhe Shishtavec.

Por si në çdo status tjetër që kryeministri publikon, të shumtë janë komentuesit që shprehin pakënaqësitë e tyre por dhe opinione e sugjerime të ndryshme.

Një komentues i kërkon kryeministrit Rama të bëjë diçka pasi Ballist Morina do të ekstradohet në Serbi.

“E keni ndritur duke punuar po lëvizni ballist morina do ekstradohet ne serbi”, i shkruan qytetari.

Postimi i Ramës
MIRËMËNGJES 😀
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të aksit Kukës- Shishtavec, rindërtimi i të cilit nxorri nga izolimi 14 mijë banorët e 19 fshatrave të komunave Zapod, Topojan dhe Shishtavec. Përveçse rrit aksesin e banorëve për shërbime dhe tregje, këtë verë ka qenë një mundësi e shkëlqyer për ata që kanë qenë në kërkim të bukurive natyrore ende të paeksploruara në zonën e Shishtavecit.