Ballina Kryesore Rama “s’lë gjë pa thënë” për Universitetin e Tiranës: Jeni bishti i...

Rama “s’lë gjë pa thënë” për Universitetin e Tiranës: Jeni bishti i fundit të kavallit të universiteteve

Gjatë një takimi me senatin e Universitetit të Tiranës, kryeministri Rama u shpreh se vonesa e pagave tregon se reforma në arsimin e lartë është një sfidë.

Teksa iu referua akreditimit të universiteteve, kreu i Qeverisë u shpreh se Universiteti i Tiranës është bishti i fundit i kavallit.

Rama deklaroi se nuk do të rrisë më pagat për pedagogët, pasi janë vetë universitetet që duhet të përcaktojnë pagën në varësi të performancës.

“Unë dua sot ta di çfarë kërkoni nga ne. Nëse kërkoni rritje të financimit për grantin e pakushtëzuar jemi dakord 100% dhe do ta rrisim. Nëse kërkoni që qeveria të mos merret më me paga, jo rriten jo ndalen jemi dakord 100%, rritin vetë, ulini vetë, diferencoini vetë. Po nuk diferencuat pagat jeni të dënuar të mbeteni në bisht të gjithë reformës dhe në bisht të gjithë universiteteve të tjera. Siç jeni sot, bishti i universiteteve bazuar në akreditimin e bërë nga britanikët. Bishti i fundit i kavallit të universiteteve të Shqipërisë dhe për këtë nuk ka faj as reforma, as ligji, as aktet nënligjore dhe besoj që nëse flasim për përgjegjësi hajde ta ndajmë. Doni të marrim përgjegjësi ta marrim të përbashkët, por secili në pozicionin e vet.

Vonesa e pagave është një shembull i faktit që reforma është sfidë, edhe për ne që e kemi udhëhequr dhe e kemi kthyer në legjislacion. Sepse na ka vonuar ne si qeveri një debat mes ministrisë së arsimit dhe asaj të financavce për trashëgimin e grantit të pakushtëzuar. Ministria e Arsimit këmbëngul që granit i pakushtëzuar trashëgohet automatikisht dhe administrohet nga vetë univetrsitetit. Ndërsa ministria e Financave këmbëngul që po trashëgohet por cdo vit duhet një aprovim i ministrisë së Financave për trashëgueshmërinë.

U dëshën disa ditë për të hapur rrugën e zgjidhjes dhe rruga e zgjidhjes është fondet e universitetet trashëgohen dhe nuk varet nga vullneti i ministrisë së Financave.

Granti i pakushtëzuar është i pamjaftueshëm, pra nëse e shohim në volumin e tij shkon në tërësinë e vet për të mbuluar një pjesë të konsiderueshme të pagave. Këtu ka 2 gjëra, një na takon ne, një ju. Ne na takon që grantin ta rrisim, por jo ta rrisim pa u bazuar tek merita, por duke u bazuar tek merita dhe performanca e universiteteve.

Ana tjetër është rroga. Ne morëm një vendim për rritjen e rrogave. Është hera e fundit që qeveria rrit rroga, ndërkohë që i takon çdo universiteti të vendosë për rrogat, Dikush mund të marrë më shumë dhe dikush më pak, kjo varet në bazë të performancës”, deklaroi Rama.

LEXO EDHE:  Basha "shpërthen" ndaj Ramës: Je përgjegjësi i vetëm për eksodin masiv të shqiptarëve, por ty nuk të ...

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook