Ballina Kryesore Rama takim me naftëtarët: Nëse doni të vini në këmbë në Tiranë…

Rama takim me naftëtarët: Nëse doni të vini në këmbë në Tiranë…

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një konferencë me naftëtarët e Ballshit dhe Fierit, në lidhje me krizën që ka mbërthyer Rafinerinë e Naftës dhe kompaninë ARMO.

Naftëtarët thonë se prej muajsh nuk kanë marrë pagesat, si dhe nuk u janë paguar kontributet shoqërore.

Kryeministri pasi ka dëgjuar kërkesat e naftëtarëve për hapjen e Rafinerisë së Naftës dhe kryerjen e pagesave të prapambeturaNaftëtarët thonë se prej muajsh nuk kanë marrë pagesat, si dhe nuk u janë paguar kontributet shoqërore.

“Nëse doni të vini në këmbë në Tiranë, është e drejta juaj, jo diçka që unë mund ta vendos. Ne mund të mos jemi dakord, por të paktën ta kuptojmë njeri-tjetrin. Me ju unë jam shumë dakord.

Për t’u kthyer pas në kohë, privatimi i ARMO ishte kriminal. Kriminal! Ne e kemi ngritur këtë aferë dhe nuk po i kthehem privatizimit për ta lënë topin jashtë fushës sonë, por si pasojë e atij privatizimi kriminal të atyre që luftojnë sot për të drejtat e tyre dhe ajo që ne morën ishte një i vdekur që duhej riqarë.

Pronari i ARMO-s është banka. Nuk është shteti dhe as ai që i privatizoi. Është banka dhe ajo ç’ka ne kemi bërë sepse nga njera anë jemi shumë të vetëdijshëm për vlerat kombëtare që ka ai aset dhe verat strategjitke ka qënë që të bëjmë çmos për të nxitur interesimin e investitorëve të mundshëm që të vihet në punë.

Ju thoni se gjendja teknike është e mirë, por gjendja nuk ëhstë e mirë dhe probleme të  sigurisë aty janë serioze. Duhet të investohet për sigurinë.

Qëndrat shëndetësore etj është e pakuptueshem sesi janë futur në atë privatzim kriminal dhe sot janë pjesë e atij privatizimi kriminal. Jemi në një sistem ku të drejtën e pronës e ka ai që është pronari.

Skemën alternative të shtetëzimit nuk është se e kemi përjashtuar. E kemi vënë në tavolinë, nuk e kemi mbyllur, por nga konsultimet me të huaj nuk duam të kalojmë nga nëj qorrsokak në nëj tjetër.

Çfarë konkretisht po bëjmë ne?

Premtimi për të kryer kushtin themelor të ciklit të mbyllur – pasi rafineria është dizejnuar për shfrytëzimin e naftës së ARMO-s me të gjitha karakteristikat që ka nafta në atë burm – ndaj duhet që Rafineria të garantohet me furnizim të pandërprerë nga ai burim që është jo shtetëror por privat i Bankers Petrolium.

Konsultimet që kemi bërë me Bankers nuk është se s’kemi pasur sukses, por ka munguar disponibiliteti i atyre që e kanë pasur për t’iu përgjigjur.

Ne nuk e kemi të mbyllur këtë sy. Nuk jemi dorëzuar. Nuk hyj tek ata që dorëzohen. Ne kemi bërë të gjithë komunikimet e mundshme për të pasur disponibilitet dhe nëse do të futet nqë proces për të sjellë rindezjen e Rafinerisë”, tha Rama.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




LAJM I FUNDIT/ Ekzekutohet me armë shqiptarja në Greqi, dyshohet se e vrau…

E PAZAKONTË/ “Më jep vajzën për nuse, ose ju vrava të gjithëve”, nipi kërcënon me jetë xhaxhain

U arrestua për shpërdorim detyre, lirohet zyrtari i LSI-së. Prokuroria zbuloi se…

Durrës/ Akuzohet për shpërdorim detyre, cili është inspektori i Policisë i arrestuar nga SHÇBA

E rëndë! Banesa në Kombinat përfshihet nga flakët, 80-vjeçari shkrumbohet brenda saj

VIDEO/ Një burim i vërtetë frymëzimi, njihuni me motrat binjake që jetojnë me dy koka në një trup

EMRAT/ Ishin kthyer në makthin e pronarëve aziatikë, njihuni me “3 skifterët” shqiptarë në SHBA

Rikthehet “Balena Blu”, i merr jetën dy motrave minorene. Momenti para se të hidheshin nga kati i 10 (Video)

VIDEO/ Habit drejtori i Ujësjellësit: E kam lënë qëllimisht qytetin tre ditë pa ujë, s’më mori njëri në telefon

Durrës/ I sekuestrohet 2 milionë euro pasuri, kush është biznesmeni me precedentë (Emri)

Artikulli paraprakVIDEO/ Babai i këngëtares së njohur shqiptare e thotë live: Po të kisha 24 orë, do i bija me dorë
Artikulli tjetërS’ju mbyllet goja! Këto janë 3 shenjat më llafazane të horoskopit!