Ballina Kryesore Rama takohet me Erdogan në Turqi, zbardhet fokusi i diskutimeve

Rama takohet me Erdogan në Turqi, zbardhet fokusi i diskutimeve

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme Turqinë, ku është pritur nga presidenti turk, Erdogan.

Takimi mes dy liderëve është zhvilluar në rezidencën presidenciale Tarabya në Stamboll. 

Vetë kreu i Qeverisë, Rama ka dhënë detaje nga takimi, ku shprehet se me presidentin Erdogan u diskutua për ecurinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si dhe për projektet e përbashkëta.

“Darkë pune me Presidentin Erdogan për ecurinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve;projektet e nisura për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe Air Albania;projektet e reja në turizëm dhe energji;si dhe mbështetjen e Turqisë për programin tonë të ri kundër përmbytjeve🇦🇱🇹🇷”, shkruan Rama në “Facebook”.

Sipas mediave turke, para se të takohej me Ramën, presidenti Erdogan, ka zhvilluar një takim me kreun e qeverisë së Turqisë, Binali Yildirim.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook