Ballina Kryesore Rama u tregon qytetarëve se si mund të vënë në zbatim një...

Rama u tregon qytetarëve se si mund të vënë në zbatim një projekt apo ide për komunitetin

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke pasqyruar një tjetër element të platformës online “Për Shqipërinë që duam”, ku qytetarët që janë të interesuar të ndërmarrin një nismë komunitare, mund të shprehin idetë dhe projektet e tyre.

Rama shkruan në postimin e publikuar në faqen e tij të “Facebook” se çdo anëtar i regjistruar në platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët, mund të përdorë dritaren “Nisma Ime”, për të fituar mbështetjen e nevojshme në realizimin e një ideje.

Gjithashtu, kreu i Qeverisë njofton se çdo qytetar do të marrë përgjigjen në lidhje me projektin apo idenë e prezantuar brenda 20 ditësh, kohë gjatë së cilës do të vlerësohen si të mundshme dhe me interes publik.

Statusi Ramës
MIRËMËNGJES 😀
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë tjetër demonstrim të thjeshtë se si, çdo anëtar i regjistruar i koalicionit qeverisës me qytetarët, mund të përdorë dritaren “Nisma Ime” në Platformën online “Për Shqipërinë që Duam”, për të fituar mbështetjen e nevojshme në realizimin e një ideje.
Kushdo që ka një projekt konkret apo dëshiron të ndërmarrë një nismë komunitare, mund ta ndajë atë direkt me qeverinë e Shqipërisë dhe brenda 20 ditësh do të marrë përgjigje nga institucioni përkatës, për mundësinë e mbështetjes së nismës kur ato vlerësohen të mundshme e me interes publik.
Për këto e plot të tjera që do t’i mësoni me një vizitë në Platformën online të Bashkëqeverisjes, mjafton të regjistroheni si pjesëtarë aktivë të Aleancës për Shqipërinë që duam në www.shqiperiaqeduam.al

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Rama uron mëngjesin me një tjetër shkollë të rikonstruktuar, i kthehen komentuesit: Fëmijët po blejnë librat me lekë borxh